Aktualitet

“Non grata" në SHBA, Berisha: Mezi po pres të shkoj në Kuvend

Shkruar nga Liberale
“Non grata" në SHBA, Berisha: Mezi po pres të shkoj në

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur sot se mezi po pret që të shkojë në Kuvend në Shtator. Në një deklaratë për mediat pasi votoi për Këshillin e ri Kombëtar, tha se ai është një themeluesit e pluralizmit në Shqipëri.

“Mezi po pres, mos harroni se jam një nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

Më tej ka komentuar edhe njëherë vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen e tij ‘non grata’ dhe tha se beteja ligjore po vijon.

“Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar. Ato shpifje që janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH