Aktualitet

Nobelisti Peter Handke shpallet non grata në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Nobelisti Peter Handke shpallet non grata në Kosovë

Kosova ka shpallur non grata shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, i cili fitoi edhe Çmimin Nobel për Letërsinë.

Lajmi u bë i ditur nga zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Behghet Pacolli.

Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan se mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.

“Sot kam vendosur të shpall Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm,”- shkroi ai.

Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se Hanke mbështeti zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë në një letër, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi e quajti akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH