Aktualitet

"Nju Jorku është West Albania", Bill Clinton largohet nga Shqipëria: Nuk do të doja të ikja

Shkruar nga Liberale
"Nju Jorku është West Albania", Bill Clinton largohet nga

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinto ka lënë sot Shqipërinë, pas një vizite që zhvilloi, edhe në kuadër të Festës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Kryeminsitri Edi Rama e ka përcjellë në aeroportin "Nënë Tereza", teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale në foto me Clinton, si dhe fjalët që ai i tha para largimit.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”, ishin fjalët e Clinton.

Ndërkohë ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila ka postuar foto nga ceremonia e pritjes dhe dhënia e çmimit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

"Shqiptarët i dhuruan një pritje të ngrohtë ish-presidentit Bill Clinton në një ceremoni publike që shënonte vizitën e tij të parë në vend. Kryeministri Rama nderoi Presidentin Clinton me "Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike" për kontributin e tij për paqen në rajon dhe Presidenti Clinton shprehu admirimin e tij për përparimin historik të Shqipërisë nga diktatura në demokraci. Shqiptarë të të gjitha moshave dolën për të mirëpritur Presidentin Clinton, duke shfaqur lidhjen e thellë mes dy vendeve tona", thuhet në postim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH