Aktualitet

Njohje me Redjan Rrajën/ Kejvina Kthella kërkesë Krimeve të Rënda

Shkruar nga Liberale
Njohje me Redjan Rrajën/ Kejvina Kthella kërkesë Krimeve të

Modelja Kejvina Kthella i ka dorëzuar një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

Sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella u mor në pyetje pasi rezultoi se kishte njohje me të arrestuarin Redjna Rraja për atentatin. Nga sekuestrimi i telefonit, u zbulua se mes tyre kishte pasur shpesh herë telefonata dhe mesazhe.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoja, Aleksander Laho, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku, i cili ndërroi jetë në spital./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1101325,1101324,1101283,1101282,1101279,1101281,1101182,1095195"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH