Aktualitet

Njohja e patentave shqiptare në Itali, ende s’ka filluar konvertimi

               Publikuar në : 14:29 - 24/07/21 liberale

Ambasada italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me çështjen e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali. Ambasada shkruan se marrëveshja ka hyrë në fuqi, ndërsa po punohet për zgjidhjen e disa problemeve teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, shkruan Ambasada në Twitter.

Më 12 mars, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua në Itali me homologun, Luigi di Maio ku edhe u arrit në parim marrëveshja për njohjen e patentave.

Akti u konkretizua një javë më pas në Tiranë me firmosjen e marrëveshjes me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci e prej atëherë procesi vijon të zvarritet dhe teksa kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga firmosja e marrëveshjes, çështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali vijon të mbetet pezull.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back