Aktualitet

Njoftim i pazakontë për banorët, bashkia e Lezhës: Merrni masa, mbrëmjen e nesërme pritet furtunë shiu dhe përmbytje

Shkruar nga Liberale
Njoftim i pazakontë për banorët, bashkia e Lezhës: Merrni

Priten reshje të shumta shiu në Lezhë pasditen e nesërme. Bashkia njofton për marrjen e masave pasi në orët e para të së martës sipas saj priten përmbytje nga shirat dhe fortunë e madhe.

Njoftimi i bashkisë Lezhë: 

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma ,duke gdhirë data 29 rreth orës  1:00  deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje,pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne,

ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  ‪+355 68 331 2049.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH