Aktualitet

"Universitas" vjen në fundjavë me: Njeriu nuk komunikon

Shkruar nga Liberale
"Universitas" vjen në fundjavë me: Njeriu nuk komunikon

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Njeriu nuk komunikon". 

"Shoqëria është komunikim. Njeriu, duke qenë mendje dhe trup, gjendet jashtë shoqërisë."

Ndërsa në rubrikën “Profil” do të gjeni një shkrim nga Vladimir Myrtezai me titullin: "Shtëpia kazermë"

"Të dielave, zakonisht prisja me ankth të më merrnin me vete në periferi të qytetit, ku ndodhte therja e bagëtive. Ime Më e kish bërë zakon të më  merrte me vete, pasi e dinte që qe një nga ditët që mua më pëlqente shumë për shkak se udhëtonim me urban. Një autobus fizarmonikë rrangallë  që shkonte deri në të dalë të qytetit dhe më pas një copë rruge e bënim me këmbë.", e nis shkrimin e tij Myrtezai.

"Teoritë konspirative dhe mashtrimet në Ballkan", një analizë nga Florian Bieber.

"Me përhapjen e teorive konspirative dhe mashtrimeve, pandemia COVID-19 kërcënon të dëmtojë akoma më shumë demokracitë në Ballkanin Perëndimor."

Ndërsa në rubrikën “Campus” do të lexoni një shkrim me titull: "Fijet që mund të shpëtojnë arsimin nga “normaliteti toksik”", nga The Guardian.

Po ashtu edhe një tjetër shkrim nga Luiza Pinderi me titull: "2018-2020, prag-diplomimi për 5 programet e para profesionale në UET". 

"Universiteti Evropian i Tiranës diplomon këtë korrik brezin e parë të studentëve të drejtimit profesional. Risia e sjellë prej vitit akademik 2018-2019, nuk ishte një eksperimentim, por ishte një domosdoshëmëri, një rrugzgjidhje dhe një mundësi për studentët, dhe nga ana tjetër, një shërbim për tregun e punës në Shqipëri. Se sa e munguar ishte kjo diplomë, këtë e tregoi numri i studentëve të regjistruar në UET, që për 1 vit ky numër gati u trefishua, pra nga 77 që u regjistruan në vitin 2018-2019, në vitin e ardhshëm akademik 2019-2020, ky numër shkoi në 217. Projektimet e së ardhmes mbeten shumë pozitive.", shkruan Pinderi.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në fundjavë në suplementin “Universitas”. /Gazeta Liberale

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH