Shije

Njeriu duhet të pijë ujë në mëngjes. Studiuesit japin 10 arsye

               Publikuar në : 20:04 - 06/04/19 Liberale

Uji është një element i rëndësishëm, efikas dhe i shëndetshëm që natyra na ofron dhe që gjithmonë duhet ta kemi në dorë, për ta konsumuar shpesh. Por, si fillim, duhet ta konsumojmë që në mëngjes.

Ja 10 arsye pse duhet të pimë ujë që në mëngjes, sapo të zgjohemi:

Të pini një apo dy gota ujë sapo të zgjoheni është ideale për të eliminuar toksinat dhe substancat që përmban trupi ynë. Në këtë mënyrë, uji na ndihmon për të parandaluar sëmundjet dhe aktivizon metabolizmin, duke e vënë në veprim për pjesën tjetër të ditës.

Gjatë natës, trupi punon për riparimin e qelizave duke bërë një pastrim të brendshëm. Të pini një gotë me ujë në mëngjes është shumë e dobishme, sepse ai i jep një nxitje më të mirë trupit, duke e ndihmuar atë të shpëtojë nga të gjitha mbeturinat që ai nuk ka nevojë, me anë të urinës.

Të pini një ose më shumë gota ujë në mëngjes ndihmon për të minimizuar efektet e dëmshme të substancave të tilla si alkooli, duhani, ndotja dhe ushqimi i keq.

Të pini ujë në mëngjes mbron dhe hidraton organet tona jetike, për t’i mbajtur ata të shëndetshëm dhe për të përmirësuar funksionalitetin e tyre.

Të konsumoni 2 ose 3 gota ujë sapo zgjoheni është ideale edhe për humbjen e peshës. Përveçse eliminon toksina nga trupi, uji ndihmon për të djegur yndyrën dhe kaloritë; gjithashtu redukton ndjenjën e urisë, duke ju penguar të fitoni peshë nga ngrënia e tepërt.

Uji është një aleat i mirë për lëkurën. Dy gota ujë në mëngjes do të ndihmojnë për të ruajtur elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës dhe shmangin shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Pirja e ujit në mëngjes ndihmon për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm, sepse ai ka efekte pozitive në sistemin limfatik, kalimin tranzit të zorrëve, kontrollon kortizolin dhe na ndihmon për të mbrojtur veten nga infeksionet.

Të konsumosh një gotë me ujë të ngrohtë në një stomak bosh është një mënyrë e mirë për të filluar ditën me energji, duke eliminuar ndjenjën e gjumit dhe lodhjes që zakonisht na shoqëron në orët e para të mëngjesit.

Uji në mëngjes është ideal për të luftuar dhe për të parandaluar kapsllëkun, pasi ai stimulon lëvizjen e zorrëve.

Nëqoftëse vuani nga problemet e gastritit, uji mund të kthehet në aleatin tuaj më të mirë për të luftuar këtë problem. Pini të paktën tre gota ujë sapo të zgjoheni, ai do të ndihmojë në reduktimin e nivelit të aciditetit të stomakut dhe do të zbusë dhimbjet e barkut që mund të shkaktohen nga gastriti./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *