Aktualitet

Njëri dhunonte kunatin, tjetri vëllain, arrestohen 2 burrat

Shkruar nga Liberale
Njëri dhunonte kunatin, tjetri vëllain, arrestohen 2 burrat

Dy burra janë arrestuar në Durrës pasi njëri prej tyre akuzohet se ka dhunuar vëllain, ndërsa tjetri kunatin.

"Në pranga ra shtetasi me inicialet A.S., 30 vjeç, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij, shtetasin me inicialet F.A.

Ndërkohë, shtetasi me inicialet D.K., 37 vjeç, banues në Durrës akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit me inicialet K.K", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH