Globi

Njerëzit u neveritën nga rrëfimi i gruas që tha se bëri se*s me babanë në Amsterdam. Gazetari hedh poshtë historinë

Shkruar nga Liberale
Njerëzit u neveritën nga rrëfimi i gruas që tha se bëri

Një postë zanore mes dy grave, ka mërzitur shumë njerëz si dhe ka nxitur nisjen e një hetimi për të provuar nëse ajo që u tha ishte e vërtetë.

Në bisedën e publikuar, sipas New York Post, një grua i përshkruan shoqes së saj një incident që i ka ndodhur gjatë një festë beqarie në Amsterdam. Ajo, gabimisht, është përfshirë në një akt seksual me babin e saj. Ata kanë qenë në të njëjtin destinacion turistik, por nuk kanë udhëtuar bashkë. Por ata kanë qenë në një klub seksi, në të njëjtën orë dhe ditë.

Në këtë klub të veçantë, siç bëri të ditur gruaja, ekziston një ndarës që i pengon çiftet të shihen. Pra, asnjëri prej tyre nuk e di se kush është tjetri.

Ngjarja në fjalë tërhoqi vëmendjen e një gazetari, i cili vendosi të hetojë nëse kjo histori ishte e vërtetë.

Jordan Meyers thuhet se ka kontaktuar me katër klube seksi që ekzistojnë në Amsterdam dhe funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Domethënë, dikush mund të kryejë marrëdhënie seksuale me një tjetër pa e ditur identitetin e tij.

Sipas asaj që gruaja pretendon në bisedën e saj, në klubin ku ka shkuar, ka pasur mundësinë të shohë se me kë ka bërë seks me shtypjen e një butoni.

Ky informacion e ndihmoi reporterin të gjente klubin të cilit i referoheshin gratë. Në një video të postuar në TikTok zyrtar të Vice, gazetari pyet klubin nëse ka një buton që mund të përdoret për të treguar fytyrën në anën tjetër të ndarësit. Punonjësja ka mohuar kategorikisht se një gjë e tillë është e vërtetë, duke dëshmuar kështu se historia që u publikua në internet, nuk është e vërtetë.

Në komentet poshtë videos konkrete, publiku shkruan se është lehtësuar që këto mesazhe janë false, pasi një skenar i tillë duket i neveritshëm.

Sigurisht, ka nga ata që argumentojnë se dikush duhet të ketë qenë në një pozicion të tillë, pasi histori të tilla janë të zakonshme në vende të tilla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH