Aktualitet

Një valë e re e koronavirusit do mbërthejë Europën

Shkruar nga Liberale
Një valë e re e koronavirusit do mbërthejë Europën

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) i ka përcaktuar nënvariantet e Omicion BA.4 dhe BA.5 si “variante për t’u shqetësuar”, duke parashikuar se ato do të bëhen dominuese në Evropë në muajt e ardhshëm, si dhe do sjellin një valë të re rastesh të koronavirusit në kontinent.

Megjithatë, për momentin, nuk ka indikacione për një ashpërsi më të madhe të simptomave të Covid-19 për ata që zhvillojnë një infeksion BA.4 ose BA.5 krahasuar me nënvariantet e mëparshme të Omicron që qarkullojnë tashmë në Evropë dhe zona të tjera të botës.

BA.4 dhe BA.5 u identifikuan për herë të parë në Afrikën e Jugut mes janarit dhe shkurtit të këtij viti dhe që atëherë janë bërë dominuese në vend. Dy nënvariantet arritën të zëvendësojnë versionet e tjera të Omicron falë disa ndryshimeve në strukturën e tyre, gjë që i bën ato veçanërisht më shumë infektues edhe për personat që ishin prekur më parë nga koronavirusi, duke përfshirë edhe variantin Omicron.

Deri më tani në Evropë sasia më e madhe e infeksioneve BA.5 është regjistruar në Portugali, ku ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive. Sipas autoriteteve shëndetësore portugeze, në fund të javës së parë të majit BA.5 ishte shkaku i rreth 37 për qind të infeksioneve të zbuluara.

Ata llogaritën gjithashtu se në Portugali avantazhi i rritjes së BA.5 ndaj BA.2, një tjetër nënvariant që është përhapur gjerësisht muajit e fundit në Evropë, është 12 për qind në baza ditore, një shifër e ngjashme me 12 për qind më parë llogaritur në Afrikën e Jugut. Duke ruajtur këtë normë rritjeje, BA.5 do të bëhet dominuese në Portugali në më pak se një javë.

Shkalla e lartë e rritjes, shpjegon gjithmonë ECDC, ndoshta rrjedh nga aftësia e BA.4 dhe BA.5 për të kapërcyer imunitetin e zhvilluar me infeksionet e mëparshme të koronavirusit ose pas vaksinimit.

Nga testet laboratorike, të kryera në mostrat e gjakut të marra nga pacientët e pavaksinuar që kishin pasur një infeksion BA.1, doli se dy nënvariantet e reja janë në gjendje t’i shpëtojnë burimeve imune të zhvilluara për të luftuar BA.1.

Testet u kryen edhe në mostrat e gjakut të marra nga personat e vaksinuar, ku u konstatua një aftësi më e madhe për të theksuar nënvariantet e reja në krahasim me të pavaksinuarit. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se imuniteti i ofruar nga vaksina tenton të bjerë me kalimin e kohës.

Megjithatë, vaksinimi ndihmon në zhvillimin e mbrojtjeve imune që e bëjnë një infeksion Covid-19 më pak të rrezikshëm, duke reduktuar rrezikun e shtrimit në spital.

Gjithashtu, studimet e kryera deri më tani në Afrikën e Jugut dhe në vendet e tjera ku BA.4 dhe BA.5 kanë filluar të jenë të pranishme, nuk kanë treguar një rritje të ashpërsisë së infeksioneve në krahasim me nënvariantet e mëparshme të Omicron./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH