Sport

Një tjetër skuadër i mbyll derën Cristiano Ronaldos

Shkruar nga Liberale
Një tjetër skuadër i mbyll derën Cristiano Ronaldos

Pavarësisht se është në fund të karrierës së tij, është e qartë se Cristiano Ronaldo është një pjesë që do të ishte e rëndësishme pothuajse çdo ekip në Evropë.

Megjithatë, paga e lartë e yllit portugez, e bën shumë të komplikuar blerjen e tij.

Kështu ka siguruar Ruben Amorim, trajneri i Sporting Lisbone:

“Do të përgjigjem në të njëjtën mënyrë sepse shumë gazetarë më bëjnë të njëjtën pyetje. Cristiano është një lojtar i Manchester United.

Të gjithë te Sporting ëndërrojnë rikthimin e Cristianos, por ne nuk kemi para për t’i paguar pagën. Mendoj se ai është i lumtur në Mançester, por nuk po luan, kështu që ky është problemi”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH