Globi

Një tjetër shtet ndalon aplikacion e shumëpërdorur "Tik Tok": Sjell dëme në shoqëri

Shkruar nga Liberale
Një tjetër shtet ndalon aplikacion e shumëpërdorur "Tik

Qeveria në Nepal ka vendosur ndalimin e përdorimit të medias sociale “Tik Tok”. Ky vendim argumentohet me dëmet që sipas tyre sjell në shoqëri ky aplikacion. Sipas qeverisë ky aplikacion ndikon në harmoninë sociale dhe jep mesazhe të gabuara për shoqërinë, kryesisht për të rinjtë.

Theksojmë se në Nepal ka pasur reagime të shumta për mesazhet që transmetohen në videot e Tik Tok. Institucionet kanë bërë disa padi për nxitje të urrejtjes fetare, dhunë dhe abuzime seksuale. Madje në disa raste videot e publikuara në rrjetin social,“Tik Tok” kanë çuar në përleshje masive si dhe krime të ndryshme.

Ky rrjet social,“TikTok” ka më shumë se një miliardë përdorues në gjithë botën. Ndërkohë disa shtete në SHBA kanë marrë masa për kufizimin e përdorimit të tij.

Po ashtu dhe institucionet e Bashkimit Europian kanë kërkuar që aplikacionet kineze të mos përdoren në pajisjet dhe telefonat e zyrtarëve, pasi ekziston rreziku për vjedhje të të dhënave personale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH