Aktualitet

Një tjetër pacient ndërron jetë tek Infektivi

Shkruar nga Liberale
Një tjetër pacient ndërron jetë tek Infektivi

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

Po ashtu, 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH