Showbiz

Një tjetër këngëtar tërhiqet nga Festivali i RTSH-së, zbulon arsyet e largimit

Shkruar nga Liberale
Një tjetër këngëtar tërhiqet nga Festivali i

Pak ditë pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH, u mësua se dy këngëtaret; Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, u tërhoqën nga gara. Por nuk janë të vetmet.

Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.

Pas performancës mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së:

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim…”, – tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH