Aktualitet

Një tjetër i vdekur në duart e policisë?/ 32-vjeçari i arrestuar u dërgua i vdekur në spital

Shkruar nga Liberale
Një tjetër i vdekur në duart e policisë?/ 32-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, i cili u arrestua gjatë natës në komisariat dhe pastaj ndërroi jetë.

Sipas BW, Laer Kurti dyshohet se ka humbur jetën në ambientet e komisariatit nr. 3 pas shoqërimit të tij nga patrulla. Burimeve nga spitali i Traumës, konfirmojnë se i riu kishte shkuar i vdekur në spital.

Por nga ana tjetër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaroi se i riu kishte shfaqur probleme në komisariat dhe më pas u transportua në spitalin e traumës, ku edhe ndërroi jetë.

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

"Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L.K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë', thuhej në deklaratën e AMP-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH