Aktualitet

Një tjetër histori suksesi! Dirigjenti Maestro Olsi Qinami, shqiptari që drejton Filarmoninë e Londrës

Shkruar nga Liberale
Një tjetër histori suksesi! Dirigjenti Maestro Olsi Qinami, shqiptari

Olsi Qinami, ësht dirigjent, pianist dhe Profesor i cili preh shumë vitesh jeton në Londër. Gjithashtu, ai  është krijuesi, dirigjuesi dhe drejtuesi i orkestrës me emrin “London Thames Orchestra”.

Po e nis këtë shkrim me një thënie nga Antonin Artaud, i cili thotë: "Muzika është i vetmi vend ku bashkohen abstraktja me konkreten". Jo pa qëllim zgjodha këtë thënie. Është Dirigjenti Maestro Olsi Qinami,  i cili bashkon muzikantë karriere nga vende të ndryshme të botës në Orkestrën e drejtuar nga ai. Në një  bashkëpunim të shkëlqyer me ta, duke dhënë shfaqje virtuoze, me një performancë të admirueshme për publikun Londinez dhe jo vetëm.

Olsi Qinami, ëndrra e një dirigjenti për të drejtuar një orkestër në Londër që bë realitet.

Dirigjenti Maestro Olsi ka mbaruar studimet në Liceun Artistik "Jordan Misja", për piano, pas mbarimit të liceut me rekomandim të Profesor Thoma Gaqit që të studionte për dirigjim, ai vazhdoi studimet në Akademitë e Arteve, sot Universiteti i Arteve, për dirigjent.

Mbase nuk e kishte menduar kështu. Olsi ishte pjesë e botës muzikore, i rrethuar në çdo moment nga muzika. I magjepsur nga muzika klasike, ai s'donte të ishte thjesht një “dëgjues” i mirë, apo shijues apasionuar i saj.

Fillimet e karrierës së tij dhe udhëtimi në profesionin e tij zë fill me studimet e pianos në moshën 6 vjeçare në Tiranë në shkollën e muzikës Servete Maçi (dikur quhej Kongresi i Përmetit) me Etleva Krantja (gruaja e dirigjentit të famshëm Ermir Kranjta).

Më vonë vazhdoi studimet e pianos në Liceun Artistik “Jordan Misja” me Etleva Turkeshin dhe Iris Kapon. Deri në këtë kohë kontakti i vetëm që ai kishte me instrumentet të tjerë, ishte nga bashkëmoshatarët e tij që luanin në piano, violinë dhe violonçel. Kur kishte mundësi dëgjonte repertor simfonik në Radio Televizionin Shqiptar dhe radio po ashtu në Akademinë e Arteve në Tiranë, mësimet dhe takimet me shumë profesorë dhe kolegë kanë qenë shumë të rëndësishme për ecurinë e tij si muzikant.

Ai zgjodhi Britaninë, për të jetuar dhe punuar, si vendin që mirëpret njerëz nga vende të ndryshme të botës dhe si vendi i mundësive dhe i shanse të barabarta për të gjithë.

Ka udhëtuar në disa vende të Evropës për specializime në degën e dirigjimit si Britaninë e Madhe, Itali, Austri ku ka studiuar me dirigjentë shumë të njohur si Howard Williams, Jorma Panula, Mark Heron, Achim Holub, Peter Stark, Neil Thomson etj. Në France është diplomuar për Dirigjim nga konservatori prestigjoz “Ecole Normale de Musique de Paris” nën drejtimin e Dominique Rouits dhe momentalisht po mbaron Diplome Superiore nga i njëjti konservator.

Në Tetor të 2015 ka fituar çmimin e dytë në një konkurs internacional Dirigjimi në Londër. Si çelës të suksesit të tij ai vlerëson punën, vendosmërinë për të arritur më të mirën, njohjen dhe bashkëpunimin me muzikantë shumë të mirë nga vende të ndryshme të botës. Këto kanë qenë disa nga shtysat kryesore për t'u formuar sa më mirë si muzikant.

Për Olsin, Tirana është vendi ku ka lindur dhe është rritur, ku familja dhe miqtë e fëmijërisë dhe shkollës jetojnë. Megjithëse ka disa vite që jeton larg Shqipërisë gjithmonë e ka në mendje, sado që është larg vendlindjes, rrënjët e tij dhe lidhjet  janë dhe do të mbeten në Shqipëri.

Ai jep mësime për piano, me studentë shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera. Me studentët shqiptarë është munduar ti mësoj të luajnë në piano pjesë tradicionale shqiptare pasi mendon se të gjithë kemi një përgjegjësi sado të madhe ose të vogël që t'i mësojmë brezave të rinj historinë dhe traditat tona.

Përveç koncerteve dhe bashkëpunimeve me orkestra te ndryshme, Olsi ka punuar shumë për krijimin e një orkestre te re në Londër me muzikante profesionistë, ku të interpretojnë repertorë të ndryshëm klasik, modern nga vepra premier të kompozitorëve të ndryshëm. Në koncertet e tij, zënë vend dhe  Muzika Kompozitorëve Shqiptar nga treva të ndryshme. Dirigjenti Maestro Olsi Qinami, ka shumë dëshirë që veprat e kompozitorëve shqiptar të njihen nga publiku britanik dhe kush më mire se një dirigjent shqiptar mund t'i bëjë këto vepra të njohura ndërkombëtarisht.

Mesazhi i tij për shqiptarët në Britani është: "Jemi komunitet që vijmë nga një vendi i vogël dhe pak i njohur në Britani si dhe në shumë shtete të tjera të Evropës, kjo për shkak dhe të izolimit të gjatë 45-vjeçar. Është shumë e rëndësishme që  secili prej nesh të mundohet sado pak,  të promovojë dhe të përkrahë vlerat më pozitive të popullit shqiptar në Art, Shkence, Sport, Histori, Tolerancë fetare, Trashëgimi Kulturore etj. Ne si Komb kemi shumë gjëra për të treguar dhe për t'u krenuar me to, le të punojmë të gjithë për t'i lartësuar këto vlera”.

Në moshën 12-13 vjeçare për herë të parë Olsi shkoi me vëllain e tij cili është muzikant, në një koncert në Tiranë me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Olsi e përshkruan si një eksperiencë të mrekullueshme që nuk e harron kurrë. Për Olsin, të dëgjoje një orkestër direkt për herë të parë ishte një ndjesi e veçantë dhe e paharruar. Është e vështirë për ta shpjeguar atë çfarë përjetova, por papritur ai zbuloi se ka një botë muzikore më të madhe se piano, me shumë tinguj të ndryshëm, ngjyra, dhe ritme që nuk i gjen dot në një instrument të vetëm. Ky ishte impakti i tij i parë me muzikën orkestrale këtu u zgjua dëshira e tij për t'u angazhuar dhe për të bërë diçka me orkestër. Me sugjerimin dhe mbështetjen shumë të madhe të Prof Thoma Gaqit dhe Prof Roland Çene vendosi të studiojë për dirigjim në Akademinë e Arteve (Sot Universiteti i Arteve) me Profesor Bujar Llapaj dhe Petrika Afezolli.

Pas përfundimit të Akademisë së Arteve, ai u largua për të jetuar dhe punuar në Londër, Angli. Ai është i lidhur shumë me Tiranën me Teatrin e Operas, që siç tregon ai vetë e ka frekuentuar që në moshë të vogël. Ai tregon se kur isha 11 vjeç  shkoja me prindërit në Teatrin e Operas, gjëja që më bënte shumë përshtypje ishte orkestra e  harqeve që luante aq bukur muzikën, kjo ka qenë tërheqja dhe shkëndija e parë e imja për muzikën.

Ishte dëshira e Gjyshit dhe e prindërve të mi që unë të studioja muzikë. Dëshirë të cilën unë e bëra realitet. Olsi punon dhe si Pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve, në Tiranë. Siç e kemi theksuar dhe më lart Olsi, jeton mes Londrës dhe Tiranës.

Pyetjes që i drejtuam Dirigjentit Marstro Olsi Qinami, nëse do kishe mundësi të zgjidhje përsëri për çfarë do të studioje?, - "Përsëri muzikën dhe Dirigjimin do të zgjidhja, tashmë muzika dhe dirigjimi janë bërë pjesë e jetës time, pa to unë s'mund të jetoj, unë jam investuar shumë në këtë drejtim", -  thekson ai.

Studimet pasuniversitare Olsi i ka vazhduar në Angli, Austri, Francë e Itali ku vazhdoi klasat master. Ai ka mbaruar prestigjiozen konservatorin “Ecole Normale de Musique de Paris” në Francë.

 

Orkestra “London City Philharmonic” nën drejtimin artistik të dirigjentit maestro Olsi Qinami ka organizuar në muajin tetor të këtij viti një koncert simfonik me të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët klasifikohen si talente virtuozë dhe premtues instrumentistë për të kapur majat e suksesit në vegla të ndryshme muzikore.

Nuk është hera e parë që kjo orkestër  dhuron koncerte të një niveli të lartë artistik dhe me një publik tejet të vëmendshëm, kompetent, i cili e ndjek dhe e mbështet gjithmonë. E veçanta e orkestrës simfonike “London City Philharmonik” qëndron në faktin se kjo orkestër përbëhet nga instrumentistë ndërkombëtar. Aty ftohen talente nga e gjithë bota të cilët promovohen. Këta janë  muzikantë të një niveli të lartë artistik.

Larmia shumë-kulturore e kësaj orkestre i jep asaj nota tejet të veçanta në çdo aspekt, si në përqasje ashtu edhe në linjat melodike të programit me të cilin u serviret publikut çdo vit. Në ambientin e “St James Paddington”, vend me akustikë teknikisht tejet të mirë dhe me  vlerë historie,  u zhvillua koncerti “Emerging Soloists Gala Concert”!

Olsi është pjesëmarrës në shumë aktivitete të ndryshme muzikore ë shumë vende të botës, bashkëpunimi i tij me  muzikantë të njohur dhe ato të karrierës ja bën më të lehtë punën e tij të dirigjimit.

Në vitin 2022, krahas aktiviteteve dhe shfaqjeve pa fund do të kujtoja dirigjimin e Master klasë në Liceun Artistik, me nxënësit e Liceut Artistik "Jordan Misja", me rastin e 75 - vjetorit të hapjes së kësaj shkolle. Dirigjenti Maestro Olsi Qinami, me dy nënshtetësi Shqiptare dhe Angleze, jeton mes Londrës dhe Tiranës. Ai është një premtim i artit shqiptar në Londër dhe jo vetëm. Olsi është drejtor artistik i kësaj orkestre dhe herë pas here ftohet si dirigjent edhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Olsi gjithashtu është dhe pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve në Tiranë.  Biografia e tij është një histori suksesi jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar në bashkëpunim me Orkestrën Sinfonike të BBC – së, por edhe me Opera në Hong Kong, Orkestrën e Radios Norvegjeze, Opera de Massy e Parisit, Orkestra Rinore e Gjenovës, Operën Kombëtare e Maqedonisë, Satra Zagora Opera, Parnu Festival Orkestër, Teatrin e Operas dhe Baletit Shqiptar etj.

Dy vende me potencial dhe reputacion të lartë artistik e kanë pasur në gjirin e tyre talentin shqiptar. Olsi, është diplomuar Master në Dirigjim Orkestral në "Konservatorit Mbretëror" në Birmingham. Ai është diplomuar si superior për dirigjim  nga "Ecole Normale de Musique de Paris".

Duke përmendur vazhdimet e tija me Paavo Jarvi në Akademinë Jarvi, me

Riccardo Muti në Akademinë e Operas Riccardo Muti.

Më pas me Alexander Vedernikov, Mark Heron në Kolegjin Mbretëror Verior etj.

Intuita artistike që e karakterizon e bën të përzgjedhë një repertor të pasur artistik. Dirigjenti Maestro Olsi Qinami,  drejton Filarmoninë e qytetit të Londrës.

Sukseset e shqiptarëve nuk reshtin në diasporë. Kjo është dhe historia e  dirigjentit shqiptar, Maestro Olsi Qinami, që drejton Filarmoninë e qytetit të Londrës. Në një udhëtim të jashtëzakonshëm nëpër disa nga pjesët më të dashura dhe të njohura të muzikës klasike. Pjesë të kompozuar nga Strauss, Don Juan, Mussorgsky, Puccini etj.

"London City philharmonic", një sukses tjetër me Dirigjentin Maestro Olsi Qinami.

Është bërë zakon tashmë që t’i ndjekim koncertet e kësaj filarmonie me qindra spektatorë në salla apo ambiente të ndryshme të Londrës.

I fundit u zhvillua këto ditë tetori nën harqet e kishës “St James Paddington Sussex Gardens”, me një akustikë dhe hapësirë të bukur.

Me pjesëmarrjen e 80 instrumentistëve të cilët kombinuan muzikën nëpërmjet partiturave, nën drejtimin e dirigjentit të shkëlqyer Maestro Olsi Qinami!

Publiku e duartrokiti dhe e priti mjaft ngrohtë dy pjesët e këtij koncerti madhështor të muzikës klasike.

Të pranishëm edhe përfaqësues të BAAA (British Albanian Artists Association) grup i cili edhe e promovoi në rrjetet sociale dhe me prezencë këtë koncert.

Në pjesën e parë Sergei Rachmaninoff ( 1873-1943) Piano Koncert No.2 në C minor op.18 me soliste pianisten Taiwanese Angela Szu-Hsuan Wu e cila ka jetuar në Kanada dhe ka studiuar atje për shumë kohë. Një pianiste ku bashkëpunimi me Orkestrën e Qytetit të Kalgarit ka qenë i spikatur.

Repertori i saj mbart koncerte dhe bashkëpunime në festivale muzike Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Itali, Austri dhe Gjermani. Me një Bacelor diplomë me titull “Outstanding Achievement in Piano” në 2016. Pa fund meritat dhe sukseset e  pianistes ku edhe në këtë koncert për të cilin u krenuam, pasi shkopi drejtues i virtuozitetit shqiptar në Londër dirigjoi në një bashkëpunim me këtë pianiste dhe me Orkestrën Filarmonike të Londrës që ai vet e ka krijuar, u prit me sukses të madh.

Në pjesën e dytë pas një gote vere në banketin ritual dhe bisedave të lira në sallë programi vazhdoi me simfoninë “The Rite of Spring” nga kompozitori Stravinsky i cili mori frymëzim nga këngë të ndryshme folkloristike Ruse dhe Lituanese.

Një privilegj jo vetëm për vendasit apo artëdashasit e kombësive të ndryshme që jetojnë në Londër por mbi të gjitha për komunitetin shqiptar që jeton dhe punon atje, i cili ndjek një bir Shqipërie të dirigjoi një orkestër me një  potencial artistik Ndërkombëtar. Ky është Dirigjenti Olsi

Qinami, djali Tiranas, që me punën e tij si dirigjent, na ka bërë të njohur jo vetëm Londër, por dhe në të gjithë vendet e tjera, në drejtimin e orkestrale të ndryshme në këto vende.

Po e mbyll këtë shkrim shumë interesant me një thënie nga Steve Jobs, i cili thotë:  "E vetmja mënyrë për të bërë dicka të mëdha është që ta doni atë që bëni”. Besoj se kjo thënie i shkon për shtat më së miri punës së shkëlqyer dhe të palodhur të Dirigjentit Maestro Olsi Qinami.

S'më mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë  Dirigjentit Maestro Olsi Qinamit, jetë të gjatë dhe suksese pa fund në repertorin e tij, si muzikant dhe dirigjent, anë e mbarë botës, duke i lartësuar vlerat vetes dhe vendit të tij të origjinës Shqipërisë.

Përgatiti materialin për gazetën Liberale: MSC Agim Lika

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH