Aktualitet

Një tjetër autobus përplaset në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Një tjetër autobus përplaset në Tiranë

Tre aksidente në 6 ditë, një rekord për sa u përket autobusëve të Tiranës.

Pas aksidentit të 29-prillit ku autobusi i Unazës “Green linee” përfundoi në Lanë, një tjetër autobus ai i linjës “Qytet Studenti” do të përplasej me stacionin ditën e hënë të kësaj jave, dhe teksa “mallkimi” vazhdon, sot radhën për tu përplasur e ka patur autobusi i linjës “Kristal-Qendër”.

Aksidenti ka ndodhur pranë “Stacionit të Trentit”, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe karotreci, i cili ka larguar autobusin, për të liruar trafikun.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH