Leteratura

Një takim me Princin e vogël

               Publikuar në : 09:22 - 15/04/19 Liberale

Irena Toçi

Sa e vështirë është të nisësh të tregosh një histori!

Sa interesante të duash të takosh dikur një personazh të dashur për ty!

E kam përfytyruar më shumë se një herë, dialogun me Princin e vogël të Exuperery-së.

Do të doja vërtet ta takoja një herë, sikur një herë të vetme…

E kam përfytyruar këtë dialog sikur ta bëja me të tani, në këtë moshë, kur sapo kam mbushur 50 vjet.

A do mundesha vallë ta shihja në sy, me shpirt të dëlirë, të lija pas vetes Egon, e të zbuloja  botën nga fillimi.

Po nëse do të kishte vend në asteroidin e tij, a do mund ta ndiqja pas e të vetëmjaftohesha me praninë e tij dhe shijimin e lindjes dhe perëndimit të Diellit? A do riskonte ai të më merrte me vete? Po sikur të pendohesha, e të doja të kthehesha prapë në Tokën tonë? Sa e mundur është për një të rritur të jetoj pa Ego?

Ndoshta do ta kisha më të lehtë takimin me të më herët, kur ende mund të jetoja pa Egon, kur isha ende fëmijë i vogël, i vogël. Mbase atëherë do kishte më kuptim ky takim.

Për se u kthye në asteroidin e vet? Nuk mund të jetohej në Tokë pa Ego?!  A mund të gjykoja veç me zemër ashtu si Ai, Princi i vogël?!

Princi i vogël, i adhuruari i miliona njerëzve në botë, a do mund të ishte përgjithmonë vetëm miku im?! /Gazeta Liberale

 

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *