Aktualitet

Një person futet me dhunë në banesën e çiftit në Vlorë dhe u vjedh paratë

Shkruar nga Liberale
Një person futet me dhunë në banesën e çiftit në

Një çift në Selenicë ka rënë pre e grabitjes nga një personi pasi është futur në banesën e tyre me dhunë.

“Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar”, thuhet në komunikatë.

Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH