Aktualitet

Një nga të plagosurit, autori i rrahjes së biznesmenit libanez

Shkruar nga Liberale
Një nga të plagosurit, autori i rrahjes së biznesmenit libanez

Aleksandër Laho, i njohur edhe si Landi Muharremi, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit së bashku me prokurorin Arjan Ndoja dhe shoferin e tij Andi Maloku nuk është i panjohur për policinë.

Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Landi Muharremi që njihet dhe si i “tmerrshmi i Sukthit”, u shpall në kërkim në atë kohë dhe akuzohej si autori i rrahjes së biznesmenit, por nuk u arrestua kurrë.

Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH