Arte

‘Një Mirush nuk i vjen më Teatrit!’, aktorja Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde te shtëpia ime

Shkruar nga Liberale
‘Një Mirush nuk i vjen më Teatrit!’, aktorja Tinka Kurti

Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta agun e kësaj të marte në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja e nderuar Tinka Kurti u përlot teksa ndau kujtimet me aktorin Mirush Kabashi. Në një intervistë për Frontline Interview në Report Tv, aktorja Tinka Kurti tha se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

‘As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm. (qan).’- u shpreh e përlotur artistja.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

‘Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje.’- tha Kurti.

Poll
SHQIPENGLISH