Showbiz

Një mijë euro në ditë për një çadër buzë detit të Pulias, mes Adriatikut dhe Jonit

Shkruar nga Liberale
Një mijë euro në ditë për një çadër

Kohët kur Pulia ishte një plan "B" për pushime, kanë ikur.

Prej vitesh është bërë një destinacion popullor për turistët nga e gjithë Italia dhe nuk është më një zgjidhje shumë e lirë. Sipas ligjeve të ekonomisë, aty ku dynden njerëzit dhe kërkesa është më e madhe, aty fillojnë dhe rriten çmimet. Ndaj edhe nga një plazh i zakonshëm, Pulia është kthyer në një “Maldive” të dytë, pak a shumë si Jugu i i Shqipërisë, Himara, Ksamili apo Dhërmiu.

Ka plazhe që ofrojnë çadra në rreshtin e parë për një shumë modeste prej një mijë eurosh. Kuptohet që ato plazhe u shërbejnë njerëzve që i kanë xhepat plot dhe nuk dinë se ku të çojnë paratë.  Një nga këto shtrihet në Pescoluse dhe ndodhet në atë pjesë të bregdetit që quhet "Maldivet e Salentos".

“Ëndërroni detin dhe rërën si në një ishull tropikal. “Le Cinque Vele”, një institucion ekstra luksoz, ju lejon të rezervoni një nga gazebot luksoze duke paguar deri në një mijë euro paradhënie për dy persona. Nëse dëshironi të shtoni “Paketën e drekës me kuti ushqimore” çmimi rritet me 1099 euro”.

Kështu, një nga plazhet normale të Italisë dikur është kthyer tashmë në një plazh me çmime të papërballueshme për shumë qytetarë.

Në Tripadvisor të gjithë bien dakord për bukurinë e vendndodhjes së plazhit, por komentet për çmimet e larta janë të shumta. “Grabitje! Shpenzuam 200 euro për një tendë, gjatë gjithë kohës shërbimi ishte zero”, shkruan një klient i ardhur nga Reggio Emilia.

“Deti përballë objektit është i mirëmbajtur, posaçërisht shumë i bukur, fantastike. Det i jashtëzakonshëm. Megjithatë, çmimet brenda objektit të pajustifikueshme. Çmimet janë krejtësisht jo normale”, shkruan Françeska.

Shumë të tjerë janë ankuar se kostot janë rritur, kurse shërbimi aspak. Edhe në vendin tonë ankohen shpesh qytetarët për çmimet e larta në jug të vendit, duke harruar se vija bregdetare shkon deri në Velipojë./Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH