Showbiz

Një mënyrë si t’i gatuani qoftet sonte, për 5 minuta!

Shkruar nga Liberale
Një mënyrë si t’i gatuani qoftet sonte, për 5 minuta!

Qoftet nuk mungojnë thuajse kurrë në tavolinën e ndërrimit të viteve. Ka një sërë mënyrash se si amvisat i gatuajnë ato. Ne ju sugjerojmë qoftet me perime, duke qenë se tavolina ka plot gatime të tjera, me bazë mishi. Nuk merr kohë, do pak produkte, dhe është një recetë e shkëlqyer për të gjithë familjen.

Kunguj, miell, 2 vezë, erëza (kripë, rigon, majdanoz). Sipas dëshirës mund t’i hidhni edhe djathë.

Grijini kungujt sa më imët, më pas shtoni të gjitha produktet e tjera. Kini kujdes pasi masa nuk duhet të jetë shumë e butë. Në rast se del e tillë hidhni sërish pak miell. Në një tigan me shumë vaj, hidhini pak nga pak nga masa e përgatitur, me ndihmën e një luge.

Kujdes mos i bëni shumë të mëdha, pasi ka mundësi që brenda të mos skuqen mirë. Si fillim vajin duhet ta nxehni shumë, ndërsa më pas skuqini në zjarr të ulët. Për pak minuta janë gati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH