Aktualitet

Një ligj për kompetencat e Presidentit, Manja jep detajet

Shkruar nga Liberale
Një ligj për kompetencat e Presidentit, Manja jep detajet

Një ditë pas ngritjes së grupit të punës, Ulsi Manja ka treguar se mazhoranca i ka të qarta piketat se ku do të ndërhyjë me ligj në kompetencat e Presidentit.

Sipas Ulsi Manjës, që drejtoi Komisionin hetimor që u ngrit për shkarkimin e kreut të Shtetit, bëhet fjalë për sqarim të atyre kompetencave që i njeh kushtetuta.

“Jo vetëm statusi dhe privilegjet e Presidentit, por edhe të ish-presidentëve të republikës, do të qartësohen në ligj edhe mënyra e ushtrimit të kompetencave kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës. Ligji duhet të përcaktojë saktësisht se si e ushtron Presidenti këtë kompetencë, kush e sjell propozimin për dhënien e deklaratave dhe titujve të nderit apo në caktimin e datës së zgjedhjeve, presidenti konsultohet me grupet parlamentare dhe forcat politike. Është traditë presidenciale, por nuk është e normuar në ligj se si e ushtron presidenti këtë konsultim. Presidentit nuk ja njeh kushtetuta të drejtën e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve”, tha Manja për A2.

Më me nxitim e ka mazhoranca reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Me apo pa dakordësinë e Këshillit Politik, Kuvendi në 30 shtator zyrtarizon ligjin elektoral.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH