Aktualitet

Një i vdekur nga koronavirusi, MSH: Si paraqitet gjendja në spitale

               Publikuar në : 16:20 - 07/08/20 liberale

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Po ashtu gjatë 24 orëve te fundit ministria njoftoi 135 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

 

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back