Globi

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid në Kosovë

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Prizren, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në raportin 24-orësh për situatën me pandeminë. Sipas raportit, nga 3291 mostra të testuara, 11 prej tyre kanë rezultuar pozitive duke shënuar numrin më të ulët të rasteve të reja qe një kohë të gjatë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 258 pacientë. Numri i rasteve aktive ka rënë në 3303, ndërsa deri tash janë regjistruar 107 mijë e 269 raste pozitive.

2241 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, që nga shfaqja e tij për herë të parë në Kosovë, në mars të vitit të shkuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH