Globi

Një grua shtatzënë dhe pesë fëmijët e saj gjenden të vdekur

Shkruar nga Liberale
Një grua shtatzënë dhe pesë fëmijët e saj gjenden

Trupat e disa personave janë gjetur në një varr masiv në një zonë indigjene të Panamasë e kontrolluar nga një sekt fetar.

Të ndjerit përfshijnë një grua shtatzënë dhe pesë fëmijët e saj, shkruan BBC.

Autoritetet besojnë se një sekt fetar kryente ekzorcizëm ndaj viktimave në rajonin Ngäbe-Buglé në veri-perëndim të Panamasë.

Dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje.

Prokurorët njoftuan të enjten se po hetonin rastin.

Prokurori i lartë, Rafael Baloyes tha se varri u zbulua pasi vendasit paralajmëruan autoritetet fundjavën e kaluar për disa familje që mbaheshin kundër vullnetit të tyre nga një kishë e drejtuar nga indigjenët.

Zona ku u gjetën kufomat është një zonë e largët rreth 250 km (155 milje) nga Panama City. Ajo kontrollohet nga një sekt fetar i quajtur Drita e Re e Zotit.

Të dyshuarit, të cilët përfshijnë një të mitur, pritet të paraqiten në gjykatë të Premten ose të Shtunën.

Një burim i afërt me hetimin i tha agjencisë së lajmeve AFP se një prej të arrestuarve është babai i gruas shtatzënë të gjetur në varr.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH