Kryesore

Një gjuhë programimi e shpjeguar jo vetëm për profesionistët

               Publikuar në : 10:35 - 26/08/20 liberale

Kolana UETPRESS-15 vjet

Titulli: Algoritmikë,  Programim, Struktura të Dhënash në C++

Autorë: Tamara Luarasi & Tomi Thomo

C++ është një gjuhë programimi që kompilohet (përkthehet nga kompilatori në gjuhën makinë) gjerësisht e përdorshme. Konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm, mbasi qëndron midis gjuhëve të njohura si gjuhë të nivelit të lartë dhe atyre të nivelit të ulët. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup, duke filluar nga viti 1979 në Bell Labs, C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C. Gjuha është riemërtuar  C++ në vitin 1983.

Libri përbëhet nga tri pjesë. Në pjesën e parë lexuesi familjarizohet me mënyrën e të menduarit të zgjidhjes së një problemi konkret duke e skicuar mendimin me një bllokskemë ose duke e shprehur atë me fjalë të zakonshme, ose me një pseudokod.

Në mënyrë graduale bllokskema ose pseudokodi shprehen në gjuhën e programimit C++ duke kaluar më tej në nocione më komplekse siç janë ato të kontrollit, ciklet, dhe formatet respektive të gjuhës C++.

Në pjesën e dytë trajtohet më gjerësisht gjuha C++, duke përdorur struktura të thjeshta siç janë tabelat, por dhe një strukturë më të mirë të programit tashmë, duke futur nocionin e funksionit. Në këtë mënyrë lexuesi njihet me programimin e strukturuar që zhvillohet më tej në programimin e orientuar në objekte.

Në programimin e orientuar në objekte lexuesi do të njihet me nocionin e klasës, të objekteve të saj, konstruktorëve, funksioneve të tjera anëtare etj.

Jepen gjithashtu, principet kryesore të programimit të orientuar në objekte, siç janë trashëgimia dhe polimorfizmi, duke i ilustruar këto koncepte me zgjidhje problemesh konkrete. Një paragraf i veçantë i kushtohet punës me file dhe veprime me to.

Në pjesën e tretë të librit jepen struktura më komplekse të dhënash të cilat janë të lidhura ngushtësisht me algoritmet dhe me performancën e këtyre të fundit. Këto struktura janë dhënë në formën e përgjithshme të tyre, por implementimi konkret i tyre është realizuar duke përdorur klasa të Librarisë Standarde që C++ ofron. Të tilla struktura janë list-at, vector-ët, deque-të, queue-të, priotity queue-të, stack-et, set-et, map-et ku të gjitha implementimet janë trajtuar me një terminologji, kryesisht nga fusha e ekonomisë.

Së fundi janë trajtuar shkurtimisht shembuj vlerësimi të performancës së një algoritmi.

Libri është ilustruar me ushtrime. Për realizimin e tyre mund të përdoren mjedise të ndryshme pune si NeatBeans, Vizual Studio etj.

Ky libër do t’i shërbente studentëve të degës Informatikë Ekonomike, si dhe specialistëve të bizneseve të ndryshme, që do të donin të merrnin njohuri programimi në gjuhën C++, për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

————————–

Qëllimi i pjesës së parë të librit është të na japë njohuri bazë mbi atë se ç’është një program dhe si duhet të mendojmë para se të shkruajmë një program. Materiali është një ndërthurje e këtyre dy proceseve, pra si mendojmë ne për të zgjidhur një problem në kompjuter dhe si e realizojmë atë me një program në gjuhën e programimit C++. I pari lidhet me përcaktimin e një algoritmi dhe i dyti me shkrimin e kodit burim ose të programit burim që i përgjigjet algoritmit dhe ekzekutimin të tij në kompjuter.

Algoritmet janë një pjesë themelore e shkencës kompjuterike. Algoritmi shpreh pikërisht mënyrën si ne e konceptojmë zgjidhjen e një problemi. Ne mund ta paraqesim atë në mënyra të ndryshme, me fjalët tona (pseudokodi), ose me simbole (bllokskema). Por që ta bëjmë konkrete ç’ka kemi menduar duhet të dimë si na ndihmon kompjuteri për ta zbatuar serinë e përmendur të hapave të zgjidhjes së një problem të thjeshtë. Të ambjetuarit me programimin në të njëjtën kohë na jep kurajë të konceptojmë probleme më të vështira për zgjidhje. Pra materiali do të jetë një ndërthurje algoritmesh dhe programesh. Si gjuhë programimi do të përdoret gjuha C++ që është një zhvillim i gjuhës C dhe kanë pothuaj të njëjtën sintaksë bazë.

Themi se programi është një sekuencë instruksionesh. Po ç’është instruksioni?  Një instruksion është një komandë bazike për të cilën ekziston një mekanizëm hardëare-i që e ekzekuton atë. Kompjuteri është një makinë programuese e dizinjuar të ekzekutojë instruksione. Programi përbëhet nga instruksione, dhe kur themi programi ekzekutohet, këto instruksione janë në kujtesë dhe ekzekutohen një nga një. Në fakt kur ne shkruajmë atë që e quajmë kod burim të një programi ne nuk shkruajmë instruksione, por një bashkësi të tërë instruksionesh njëherësh, si një rresht të kodit burim që e quajmë statement. Këtë lehtësi na e japin gjuhët e programimit të nivelit të lartë siç është dhe gjuha C++.

Programet quhen ndryshe dhe Softëare. Duhet të kemi parasysh disa kategori softëare-sh si:

  1. Sistemet e shfrytëzimit: programe që menaxhojnë hardëare-in dhe programe që ekzekutohen në të. Shembuj : Ëindoës, UNIX, Linux.
  2. Programe aplikative: që i shërbejnë përdoruesit si, për shembull, aplikimet e Microsoft-it: ËORD, EXCEL, ACCESS, lojërat e ndryshme, programet që zgjidhin probleme specifike të përdoruesve.

Kompjuteri ekzekuton vetëm instruksionet në formën binare të tyre, ose themi instruksionet të shprehura në gjuhën makinë si për shembull:

1011010000000101

Gjuha makinë ose gjuhë të afërta me të quhen gjuhë të nivelit të ulët. Është vështirë për një programist të shkruajë kodin burim të një programi në gjuhë të nivelit të ulët, mbasi gjuhë të tilla përshkruajnë në detaje çdo komandë që i duhet kompjuterit të ekzekutojë për të zgjidhur një problem. Në vend që të shkruhen programe në gjuhën makinë, programistët përdorin gjuhët e programimit dhe janë kompilatorët ata që e kthejnë kodin burim në gjuhën makinë.   /Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back