Aktualitet

Një fshat i tërë refuzon të votojë, në shenjë proteste ndaj premtimeve dhe mashtrimeve të partive politike

Shkruar nga Liberale
Një fshat i tërë refuzon të votojë, në shenjë

Në fshatin Grabovë në Gramsh nuk po votohet as në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kjo është hera e dytë që në këtë fshat nuk votohet, për shkak të mungesës së rrugës.

Banorët e zonës e kanë marrë këtë vendim në shenjë proteste, pasi iu është premtuar prej 30 viteve, por asgjë nuk është bërë.

Bojkoti nisi në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021.

Ende banorët janë pa rrugë të shtruar.

Grabova është një fshat i cili i përket njësisë administrative Lenie.

Në Gramsh aktualisht ka një pjesëmarrje prej 39.19% me 27.020 votues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH