Showbiz

Një ëndërr që realizohet, Marsela Çibukaj prezanton Këngën Magjike

Shkruar nga Liberale
Një ëndërr që realizohet, Marsela Çibukaj prezanton

Kënga Magjike shënon sivjet 22-vjetorin. Ndërsa po prezantohen çdo të diel këngët pjesëmarrëse, së fundmi është zbuluar se kush do t’i prezantojë tri netët e festivalit.

Drejtuesi i Këngës Magjike Ardit Gjebrea postoi në instagramin e tij një foto me këngëtaren Marsela Çibukaj.

“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua”, shkroi këngëtarja Çibukaj në instagram. Në 2019 këngëtarja mori pjesë në festival me këngën

Thërrime Dashurie, ku pati mjaft sukses. Me një karrierë të gjatë në muzikë dhe me një stil që e veçon, me siguri skena ku ajo në këtë festival do të jetë si prezantuese, do të ketë po aq magji sikurse ndodh çdo herë kur ajo këndon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH