Aktualitet

Një ditë para takimit me Vuçiç, Macron, Scholz dhe Meloni, letër Albin Kurtit

Shkruar nga Liberale
Një ditë para takimit me Vuçiç, Macron, Scholz dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër të përbashkët nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.

Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në letër.

Franca dhe Gjermania kanë bërë propozime e tyre për një kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, dhe propozimin e tyre ia kanë vënë kusht për ta pranuar të dyja palët, propozim të cilin e mbështet edhe Italia. Ndonëse me rezerva, si Kurti ashtu edhe Vuçiç, për shkak të së ardhmes së përbashkët evropiane, duket se e kanë pasur deri tani të vështirë ta refuzojnë një të tillë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH