Globi

Një debat familjar kthehet në tragjedi, vdesin tre persona

Shkruar nga Liberale
Një debat familjar kthehet në tragjedi, vdesin tre persona

Tre persona u vranë dhe dy u plagosën pasi policia ndërhyri në një shkëmbim zjarri të shkaktuar nga një debat midis një burri dhe babait të tij në Spanjë.

Personi i armatosur, fqinji i tij dhe një polic u qëlluan për vdekje në një shtëpi në një rrugë.

Ngjarja ka ardhur nga një mosmarrëveshje në familje mes 50-vjeçarit që ka qëlluar dhe babait të tij, 81 vjeç. Kur fqinji u përpoq të ndërhynte, personi i armatosur filloi të qëllonte.

Një ekip i operacioneve speciale nga Ciudad Real u thirr dhe qëlloi personin e armatosur.

Një tjetër polic u qëllua në këmbë, ndërsa një oficer i tretë pësoi plagë të papërcaktuara me armë zjarri dhe u dërgua në spital. Babai u arratis me disa plagë, tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH