Ndeshja me Turqinë është paraqitur shumë e rëndësishme për drejtuesit e Kombëtares shqiptare, për t’u bërë pjesë e eliminatoreve Euro 2020.
Por mesa duket Turqia ka vendosur rregulla të rrepta, për të kushtëzuar disi tifozërinë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Federatat Shqiptare e Futbollit, bën me dije se janë vendosur disa kushte për tifozërinë e kuq e zinjve.
“Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus”, thuhet ndër të tjera në postimin e FSHF-së./Gazeta Liberale