Kryesore

Një 24-vjeçare humb jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

               Publikuar në : 21:49 - 11/07/20 liberale

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, në mesin e të cilëve edhe një vajzë 24 vjeçare nga Tetova, që njëherësh është edhe viktima më e re që ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Sipas burimeve mjekësore, viktima nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike, por në Klinikën Infektive në Shkup ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi më parë ishte diagnostikuar me COVID-19. Edhe tri viktimat tjera janë nga Tetova, ndërsa dy nga Struga dhe nga një nga Shkupi dhe Shtipi, shkruan REL.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi tani ka arritur në 376, shumica prej tyre nga Shkupi.

Sa i përket të infektuarve, nga testimi i 1,545 mostrave me kanë rezultuar 199 persona, prej tyre; 90 në Shkup, 24 në Sveti Nikollë, 17 në Kumanovë, nga 12 në Strugë dhe Tetovë ndërsa numër më i vogël në 14 qytete tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 120 persona janë shëruar dhe prej tyre 94 janë në Shkup.

Deri të shtunën në Maqedoninë e Veriut janë testuar 76,107 persona dhe prej tyre 7,975 kanë rezultuar të infektuar. Prej tyre, 376 kanë ndërruar jetë, 4,080 janë shëruar kurse aktivë janë 3,519 persona.

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back