Life Style

Nisma e kompanisë italiane: 100 euro për çdo libër të lexuar

               Publikuar në : 16:30 - 03/04/21 liberale

Një nismë për t’u vlerësuar vjen nga Italia, aq më tepër nga një kompani në sektorin e ndërtimit. “Për çdo libër të lexuar, ne do t’ju paguajmë 100 euro”, është nisma e cila ka marrë shumë vëmendje në shtetin fqinj.

Kompania “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” ka të punësuar rreth 80 punëtorë dhe kërkon nga ata që të angazhohen sa më shumë në lexim.

Ideja ishte e gjitha e Danilo Dadda, CEO-s së kompanisë, në fillim të këtij viti, ndërsa pati mbështetjen e të gjithë stafit të tij. “Unë lexoj dhe studioj shumë, por e di që shpesh lodhja, por në disa raste edhe një përtesë e vogël i mban njerëzit larg leximit”, është shprehur Dadda.

Klubi i Librit i “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” funksionon kështu: Punonjësi zgjedh një libër sipas dëshirës, nga romanet e Dostojevskit dhe Dumas. Pasi e lexon atë, ai bën prezantimin në një fletë, e cila i paraqitet drejtuesve që e shqyrtojnë gjatë dy takimeve mujore. Më tej, punonjësi paguhet me 100 euro për çdo libër të lexuar.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back