Aktualitet

Nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Adriatik Llallës

Shkruar nga Liberale
Nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar

Dy javë pasi u shpall fajtor me vendim të formës së prerë, kanë nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas News24, në përgjigjen që policia i ka kthyer SPAK, thuhet se janë bërë të gjitha kërkimet e nevojshme, por nuk e kanë gjetur.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia.

Deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

Menjëherë pasi u firmos procesverbali dy jave më parë, pasi Llalla nuk u gjet në shtëpi, këto të dhëna i kaluan SPAK, pasi ligji parashikon shpalljen në kërkim kombëtar, që do të thotë se Policisë do t’i duhet të kryejë për 3 muaj kërkime brenda territorit shqiptar.

Por fakti që sistemi TIMS dëshmon se zyrtarisht Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria në 9 shtator dhe nuk ka një datë tjetër hyrjeje në vendin tonë, pritet që Policia të vendosë nëse do të zbatojë afatin 3-mujor të kërkimit, edhe pse është thuajse formal, apo do të kryejë shpalljen në kërkim ndërkombëtar, nëpërmjet zyrës së Interpol Tiranës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH