Aktualitet

Nisin negociatat për presidentin, Balla takon të premten deputetët e opozitës

Shkruar nga Liberale
Nisin negociatat për presidentin, Balla takon të premten

Ditën e premte në Kryesinë e Kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shtetit.

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë takime të ndara me deputetët e opozitës, përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend.

Fillimisht ai do të takojë Mesila Dodën, në orën 09:00 dhe një orë më vonë do të takohet me Fatmir Mediun.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin nga ana e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Senaca e parë e votimit për zgjedhjen e presidentit do të zhvillohet më 16 maj. Mazhoranca ka kërkuar nga opozita që të sjellë emrin e presidentit të ri.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH