Showbiz

"Nisi me një vallëzim nën shi", Marsela rrëfen dashurinë me Vitmarin

Shkruar nga Liberale
"Nisi me një vallëzim nën shi", Marsela rrëfen

Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret e njohura shqiptare, e cila dallon veçmas prej zërit dhe talentit të saj.

Përveç karrierës, kohët e fundit vëmendjen e ka marrë edhe jeta e saj personale, pasi ka nisur një lidhje dashurie me Vitmar Bashën. E ftuar në programin “Rudina”, ata kanë rrëfyer edhe më tepër për njëri-tjetrin dhe historinë e tyre të dashurisë.

“Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti. Vitmari kapet tek thelbi, unë tek detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet që ne kemi që në vegjëli. Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, shprehet Marsela.

Vitmari tregon se ai është rregulli, ndërsa Marsela kaosi që krijon gjëra të bukura.

“Mund të themi që Marsela është kaosi, unë jam rregulli, e çuditshmja. Marsela është kreativiteti, e cila me dy nota arrin të krijojë këngë. Kaosi që e karakterizon bën që të krijojë gjëra shumë të bukura. Unë dukem sikur jam i ndrojtur, si ai që nuk flet, që nuk vepron, por në të vërtetë jam unë ai që mbrapa kuintave… Shkuam pimë një kafe, pastaj filuan mesazhet. Unë shkoja e shikoja kur Marsela luante live, ajo vinte kur unë isha live”, ka thënë ai.

Marsela ka treguar edhe një nga kujtimet më të bukura të lidhjes së tyre, vallëzimin nën shi.

“Ishte vonë, binte shi, po ktheheshim për në shtëpi, Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim. Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton brenda në makinë të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi dhe aty ndodhi dhe puthja e magjishme. Ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1110477,1110474,1110475,1110476"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH