Aktualitet

Nishani nga Korça: Përgjegjësia politike që duhet të marrë PD-ja

Shkruar nga Liberale
Nishani nga Korça: Përgjegjësia politike që duhet të

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani dhe ish-anëtarja e Kryesisë, Edit Harxhi, si përfaqësues të grupimit të demokratëve kanë zhvilluar sot një takim në Korçë.

Ish-kreu i shtetit renditi disa rreziqe që sipas tij i kanosen PD-së, pas 25 prillit, duke shtuar se Shqipëria rrezikon të humbasë alternativen qeverisëse.

“Për çdo qytetar ardhja në Korçë është simbolike dhe kjo adresohet ne fundjave, por jam i bindur që vizioni shkon përtej fundjavës. Jam i bindur që duhet të diskutime për një situate krize që ka mbërthyer gjithë vendin. Për fat të keq ky vend prej vitesh ka marrë një rruge degradimi ne te gjitha aspektet dhe nga dita ne dite po zhytet. Kemi qene te gjithë dëshmitarë të një procesi degradues. Por ka njerëz që dalin e shfaqen në vijën e pare. Ishte momenti kur shoqëria synonte një ndryshim dhe besonim se mekanizmi kryesor ishte PD, pasi ndryshimi vjen nga sistemi. Pas 25 prillit jam i bindur që të gjithë në mijëra qytetarë shqiptarë kanë një dëshpërim që s’mundëm të realizonim atë qe e donim dhe e prisnim. 25 prilli në fakt la po të njëjtën qeverisje dhe PD në opozitë dhe rrezikon që të thellohet nga një ane problemi i rendimit të Shqipërisë dhe degradimi i te vetmit mekanizëm qe mund te beje diference, PD nga ana tjetër.

Shqetësimi që ndajmë sot është ky a do lejojmë në defaktorizimin e asaj që ne besojmë, të vlerave që i përkthejmë në parime dhe shumë më tepër. Nuk ka asnje dyshim qe jane prishur standardet e nje sistemi politik normal ne Shqipëri dhe kjo ka vite qe ndodh. Ka vite qe po minohet e tjetërsohet. Përgjegjësia është ajo qe e dallon modelin qe beson tek parimi nga ajo qe e tjetërson parimin.

Te gjithë e vuajnë daljen e antivlera e mbi vlerat. Se cili është Edi Rama, enturazhi i tij të gjitha këto qytetarët i dinë. Qeveria aktuale nuk e ndryshon modelin që ka instaluar sepse mbi bazën e tij e ka nderuar misionin e vet. Ne nuk e kurojmë dot atë lloj modeli se ashtu është ekzistenca e tij dhe ato do vazhdojnë të forcohen mbi këtë model. Ana tjetër e medaljes është PD. Pyetja është a i fituam apo jo zgjedhjet? Në fakt nuk i fituam. Analiza për këtë është thellë dhe duhet bërë rajonale, por duhet parë përgjegjësia politike. Ne duhet të gjejmë mekanizmin që na çon tek fitorja. Sot është koha e njerëz e që kanë forcën kapacitetin besimin për ta rikthyer PD në një parti të madhe fituese. Ne na bashkon detyra që qytetaria te mbizotërojë, angazhimi qytetar te jete me i pari, angazhimi për të dhënë më tepër sesa për të marrë.

A mundet që kjo PD që nga ’90 ju e keni ngritur të rrijëë në këmbë? Mendoj se po dhe PD ka nevoje per nje reformim te thelle dhe drastik ne te gjitha konceptet. Ka disa hapa sepse edhe procedura ka vendin e vet. Kur kemi artikuluar marrjen e përgjegjësive qe nga zoti Basha kemi artikuluar edhe dore heqjen si përgjegjësi e civilizimit. Është treguesi i asaj qe ti e tregon interesin e partisë mbi interesin personal.

PD sot s’mund te këtë as vizionin strukturimin diskursin e 2015 duhet te këtë atë të betejës të 2025.

Problemi kryesor i këtij vendi është qeveria aktuale që rrezikon të vazhdojë si partia e qëmotit edhe 18 e 25 vjet nëse nuk reagojmë ne. Shqipëria rrezikon të humbasë alternativen qeverisëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH