Aktualitet

Nishani bën deklaratën e fortë: Besnik Muçi të mos lëshojë zyrën

Shkruar nga Liberale
Nishani bën deklaratën e fortë: Besnik Muçi të mos

Teksa u pyet për shkarkimin e prokurorit Besnik Muçi dhe deklaratën e këtij të fundit se ai nuk do të lëvizë nga Gjykata Kushtetuese edhe pas vendimit të KPA, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se është e drejta e tij.

Sipas Nishanit Muçi nuk është më prokuror dhe tashmë është dekretuar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

"Arsyetimi i tij është i saktë. Ai nuk ekziston më. Ne Gjykojmë procesin. Ai nuk ekziston më si prokuror që hetohet. Që në betimin e tij. Analiza morale shkon shumë gjerë. Cdo individ nuk mund të hetohet nga KPA. Skandaloze në çfarë situate janë njerëzit që zbatojnë vetingun. Kur një subjekt nuk ekziston më ata nuk kanë pasur ç'të hetojnë. Shikoni në çfarë niveli i kemi. Ata duhet shkarkuar nga detyra. Se kanë integritet skandaloz. Të mblidhet Kuvendi dhe të hetojë për të shkarkuar këta njerëz.", tha Nishani. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH