Aktualitet

Nis veprimtarinë Prokuroria e vetme e Apelit me 26 prokurorë, kush do të jetë drejtuesi i saj

Shkruar nga Liberale
Nis veprimtarinë Prokuroria e vetme e Apelit me 26 prokurorë, kush do

Me nisjen e zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore, ditën e sotme ka filluar zyrtarisht aktivitetin edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroritë e rretheve Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër do të jenë të riorganizuara në Prokurorinë e Apelit në Tiranë. Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm.

Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Pas disa muajsh është menduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapet një garë për plotësimin e disa vakancave të përhershme për këtë strukturë.

Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar.

Me rastin e fillimit të veprimtarisë, sot në ambjentet e Prokurorisë u zhvillua një ceremoni ku morën pjesë Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në KLP, zonja Nurihan Seiti dhe Prokurori i Përgjithshëm zoti Olsian Çela. Ata i uruan suksese strukturës së re dhe ndanë me prokurorët problematikat që ka shkalla e dytë e prokurorisë në vend.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH