Aktualitet

Nis puna për lirimin e 570 të dënuarve nga qelitë e burgjeve

               Publikuar në : 21:28 - 25/03/20 liberale

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përpiluar një listë me 570 emra të personave të dënuar për vepra të ndryshme penale, që vijojnë të mbahen të izoluar në burgje dhe e ka çuar në adresë të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Prej ditës së djeshme lista është paraqitur në Prokurori të Përgjithshme, me qëllim analizimin e të gjitha emrave, që janë projektuar nga Drejtoria e Burgjeve, për tu liruar nga qelia dhe qëndruar në banesat e tyre respektive, për një periudhë 3 mujore.

“…në këtë kuadër kemi listuar të burgosurit që përmbushin kriteret për përfitimin e lejes së veçantë dhe nuk kanë kritere ndaluese për qëndrimin për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, listë të cilën jua përcjellim edhe në CD, duke kërkuar bashkëpunimin tuaj për të na informuar për ata të dënuar që janë në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në ambjentet e burgut…”, thuhet ndër të tjera në letër.

Akti Normativ i firmosur tre ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim të marrë masa të përkohshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale si dhe mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë në sistem, nëpërmjet garantimit të kushteve për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back