Ka nisur mesditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor seanca degjimore per procedimin disiplinor te kerkuar nga kreu i ILD-se, Artur Metani ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani.
Kryetari i Inspektoriatit te Larte të Drejtësisë, Artur Metani u shpreh se ekzistojnë kushtet për pezullimin nga detyra të Kapedanit, deri në përfundim të hetimit disiplinor.
“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit“, tha Metani.