Aktualitet

Nis “41 bis” në burgje, izolohen 7 personat e parë

Shkruar nga Liberale
Nis “41 bis” në burgje, izolohen 7 personat e parë

Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e grupit të tij që akuzohen për gjobëvenie dhe shkatërrim prone nga prokuroria do të jenë të burgosuri e parë që do të aklojnë në regjim të posaçëm ose siç njihet ndryshe 41 bis. Në këtë regjim do të kalojë dhe Arbjon Aliko i dënuar për vrasjen e oficerit te RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat.

Gjithashtu edhe Genci Balla i dënuar për akuzat e terrorizimit do të qëndrojë për një vit në këto qeli speciale, të ngritura në burgun e Peqinit dhe atë 313 në Tiranë. Ministrja e Drejtësisë pa dhënë detaje u shpreh si institucionet kanë prova se këta persona kanë vazhduar aktivitetin kriminale edhe pse janë në qeli.

“Nga administrimi dhe analizimi i informacionit, paraqesin rrezikshmëri sepse kanë mbajtur kontakte me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera. Subjektet të cilat janë miratuar për t’iu nënshtruar regjimit të posaçëm do të qëndrojnë 1 vit në regjimin e posaçëm nga hyrja në fuqi e vendimit”, tha Gjonaj.

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja sqaroi se i gjithë procesi është ligjor dhe i rregullt.

“Palët kanë të drejtë të ankohen edhe në gjykatë, nëse nuk janë dakord me vendimmarrjen. Kështu që asgjë nuk është në shkelje me të drejtat e njeriut”, tha Kraja.

“41 Bis” parashikon që këtyre personave tu reduktohen në maksimum kontaktet me persona jashtë burgut në mënyrë që të behët shkëputje me aktivitetin kriminal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH