Kryesore

Nipi rrëfen bisedat me Jakup Krasniqin: Çfarë më tha nga izolimi

               Publikuar në : 13:19 - 13/11/20 liberale

Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, telefonatat me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vijon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Nipi rrëfeu se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por mbajtja në izolim i vetëm i ka krijuar ndjesi aspak të mira.

Ai tregoi se Jakup Krasniqi do të mbahet për një periudhë 10-ditore i izoluar vetëm, pa ish-luftëtarët e tjerë të UÇK, të cilët u morën edhe ata në pyetje nga Gjykata e Hagës.

“Kam biseduar me mbrojtjen, por edhe drejtpërdrejt me Krasniqin. Më ka thënë që është mirë, por nuk është ndjenjë e mirë aty ku është, megjithatë po e përballon. Për një periudhë kohore do të jetë në izolim, larg të tjerëve, për shkak edhe të pandemisë. Më ka thënë që ka mundësi të lëvizë, ajrosja është në rregull. I vetmi defekt është se nuk është pjesa tjetër të burgosurve të tjerë, që të mund të rrinë bashkë. Por, për një periudhë 10-ditore është thënë se do të rri vetëm. Kontakte të drejtpërdrejta nuk ka me të tjerët, por as me ne, vetëm përmes telefonit. Flasim në telefon një ose dy herë në dytë, që zgjasin disa minuta. Jakup Krasniqi nuk flet shumë për vete, por i gëzohet atij produkti të punës që ka bërë bashkë me shokët”, tha Dardan Krasniqi.

Sa i takon përlotjes së Krasniqit gjatë fjalës së tij në Hagë, i nipi u shpreh se ishte pjesa më e dhimbshme, që tregonte emocionin e fortë të tij nga padrejtësia që po i bëhet popullit të Kosovës, por edhe nga mënyra se si e arrestuan.

“Kjo ishte pjesa më e dhimbshme dhe që ngjalli ndjenjat më të mëdha. Nuk ishin lot, por shfaqja e një emocioni të fortë nga padrejtësia që po i bëhet.

Për ne ajo cka ka shfaqur Krasniqi atje ka qenë e pritur, duke e njohur dhe nga afër. Ai ka qenë shumë i mllefosur ndaj padrejtësisë së madhe që po i bëhet popullit, por edhe nga mënyra si u arrestua ai. Krejt çka ka ndodhur me të ka qenë një emocion i fortë. Jakup Krasniqi nuk është personi që do i bënte shmangie drejtësisë.

Ai reagim emocional ka të bëjë me mënyrën si u arrestua dhe me atë që po përjeton një popull i tërë. Përveç emocionit që paraqitet atje, ka qenë dhe emocion familjar, se nuk është e lehtë të shohësh një figurë të tillë në Hagë.”, u shpreh ai.

Burimi: BW

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back