Aktualitet

Nikolla nuk i pranoi në sallë/ Studentët ende jashtë Parlamentit: U takuam rastësisht me Spiropalin

Shkruar nga Liberale
Nikolla nuk i pranoi në sallë/ Studentët ende jashtë

Studentët e mjekësisë janë mbledhur përsëri para parlamentit dhe do të mbajnë një deklaratë para se të votohet projektligji që do t’i detyrojë të qëndrojnë në Shqipëri 5 vite pas diplomimit.

Ata treguan se janë gjendur rastësisht në një takim me ministren Spiropali, tëe cilës i kanë komunikuar se janë kundër. Studentët shtojnë se Spiropali u ka thënë se do komunikojë vetë me Lindita Nikollën për t’i përcjellë mendimi ne tyre.

“U takuam dhe shprehëm mospëlqimin ndaj projektligjit. Ajo pati një reflektim nga ana e saj dhe tha se do të bëjë ajo një komunikim personalisht me kryetaren e Parlamentit, zonjën Lindita Nikolla, nëse do të krijohet mundësia që ne të jemi pjesë e seancës plenare që po zhvillohet aktualisht,” – u shpreh një student.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH