Aktualitet

Ngritja e SPAK, reagon sërish ambasada e SHBA

Shkruar nga Liberale
Ngritja e SPAK, reagon sërish ambasada e SHBA

Ambasada amerikane ka reaguar sërish në lidhje me ngritje e Prokurorisë së Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë.

“??️ | Shtetet e Bashkuara qëndruan krah Shqipërisë kur reforma në drejtësi u miratua në 2016-ën. Ne ishim aty kur filloi procesi i vetingut dhe ndërsa themeloheshin këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorisë. Edhe sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta. Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë. #ReformaNeDrejtesi”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë se sot që herët në mëngjes të tetë anëtarët e SPAK kanë shkuar në Presidencë dhe kanë bërë betimin përpara presidentit Ilir Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH