Aktualitet

Ngritja e SPAK, Ibrahimi: Ja çfarë do të ndodhë më 25 nëntor

Shkruar nga Liberale
Ngritja e SPAK, Ibrahimi: Ja çfarë do të ndodhë më 25

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas mbledhje së sotme për miratimin e metodologjisë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka folur për mediat edhe për procesin e ngritjes së SPAK.

Ibrahimi ka thënë se më 25 nëntor do të zgjidhen 8 prokurorët e kësaj Prokurorie të Posaçme dhe më pas do të zgjidhet kreu i saj.

Në datën 25 nëntor ne do të marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve që mund të emërohen, pra atyre 8 prokurorëve që e kanë kaluar tashmë vettingun në Prokurorinë e Posaçme. Ne do t’i japim këtyre vendimeve të datës 25 mendoj, do të jetë në dorën e Këshillit kjo gjë por mendoj që do të japë një efekt të vonuar me 2-3 javë për t’i dhënë mundësinë po Këshillit që të zgjedhë drejtuesin edhe administratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të konvertohet për aq sa është e nevojshme në administratë të Prokurorisë së Posaçme. Është një proces që kërkon deklarimin nga ana e tyre të gatishmërisë për t’iu nënshtruar kontrollit të posaçëm që ligji parashikon për punonjësit e administratës së Prokurorisë së Posaçme, pra duhet pak kohë për këto procese për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK-ut dhe konvertimin e administratës dhe në këto kushte do t’u japim një efekt të vonuar vendimeve tona të datës 25”, deklaroi Ibrahimi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH