Aktualitet

Ngritja e Kushtetueses, Kryemadhi: Proces shumë i vonuar

Shkruar nga Liberale
Ngritja e Kushtetueses, Kryemadhi: Proces shumë i vonuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar një hap pozitiv plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim, ajo shprehet se LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet.

Sipas saj, dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve.

“Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë. LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin.

Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve. 25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri. Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët!”, thotë Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH